Në të vërtetë, kështu shkruajnë mediat, por besohet se këtu ka një të vërtetë. Pra, që “qeveria kontinentale” e futbollit po e kushtëzon “Zonjën e Vjetër” për të hequr dorë nga planet që ka me Realin e Barcelonën për të krijuar Superligën Europiane. Sipas “La Gazeta delo Sportit”, “Juvja rrezikon shumë, hap prapa për Superligën, ose dënim në Europë”. Sipas saj, UEFA mund ta përjashtojë ekipin italian një ose më shumë vjet nga konkurrimet europiane. Një gjë është që të habit, shkeljet për të cilat është dënuar Juvja duhet të kenë një vendim nga Disiplina e UEFA-s pavarësisht nga Superliga, sepse këtu duket se po bëhet tregti me ligjin.
Sfidanti.al