Kush nuk po i thotë që “t’ia bëjë naftën” ekipit të zemrës. Gjithsesi, për tifozët e Totenhemit të gjitha mund të duroheshin, por që të dilte një “djalë shtëpie” dhe të këshillojë Harri Kejnin të shkojë tek Mançester Junajtidi, ky konsiderohet kulmi. Kapiteni i Anglisë ka edhe një vit kontratë tek Spërsat dhe po flitet shumë se këtë verë do të largohet, në mënyrë që klubi të fitojë nja 100 milionë paundë stërlina. Fjala është për të shkuar në Gjermani, Francë apo Spanjë, veçse Xhemi Redknap, ish-mesfushori i Totenhemit thotë se Kejni duhet të mbetet në Premier Ligë dhe të shkojë në “Old Traford”.
Sfidanti.al