UEFA gati për “funeralin” e rregullit të golit jashtë fushe pas gati 60 vjetësh!

Ndryshimi pritet të bëhet, ndonëse jo i plotë, ndërsa pati disa propozime. UEFA do të heqë rregullin e golit jashtë fushe në kupat europiane, ndonëse kjo do të bëhet vetëm për kohët shtesë. Pra, në 90 minuta gjithçka do të jetë si më parë, ndërsa pasi të kenë filluar kohët shtesë, avantazhi i golit jashtë fushe do të hiqet dhe gjithçka do të jetë një mbledhje matematikore e rrjetave. Pati propozim që të hiqej krejtësisht rregulli i golit jashtë fushe, por kjo nuk u pranua. Ky rregull është vendosur nga UEFA që nga sezoni 1965-1966, pra ka 55 vjet që është në fuqi. Klubet e rëndësishëm të Europës ishin dakord me këtë propozim. Për momentin, ndërkaq, UEFA nuk do të realizojë planin për të shtuar ndeshjet në Champions në 225 nga 125 që janë tani.

Sfidanti.al