U pamëshirshmi Real, Bejli në “kosh” si Di Maria e Ozili!

Trajneri i Realit të Madridit, Zinedin Zidane, deklaroi se Garet Bejli do të shitet, sepse ai nuk ka nevojë për shërbimet e këtij sulmuesi. “Bejli nuk është në lojë, sepse ai është shumë pranë largimit dhe ne shpresojmë që kjo të ndodhësa më shpejt, sepse kështu do të jetë mirë për të gjithë. Klubi po përpiqet që ta shesë atë”, deklaroi Zidane.

Vetëm një vit pas supergolit në finalen e Championsit ndaj Liverpulit, Bejl është hedhur tej si një “limon” i shtrydhur. Natyrisht, askush nuk mendon se një lojtar i këtij kalibri mund të mos jetë i vlefshëm, aq më tepër që për të Reali shpenzoi 100 milionë euro, veçse e vërteta është që Zidan nuk e dëshiron absolutisht në ekip, dhe se Mançester Junajtidi, ish-klubi i tij Totenhemi apo Bajerni, gjithashtu e kanë quajtur “hallvë të ftohtë” një përpjekje për ta marrë.

Kur Reali të heq “vizën”, nuk është e lehtë të mbetesh në nivele të larta. E treguan lojtarë si Angel Di Maria e Mesut Ozil që nuk e arritën më kurrë nivelin që kishin në Madrid. “Unë nuk kam asgjë personale kundër tij, por vjen moment, kur një punë që ka nisur, duhet të përfundojë, – thotë Zidani, – Ne duhet t’i marrim vendime të tillë, sepse kemi nevojë për ndryshime. Largimi i tij është vendim i trajnerit, por edhe i vetë lojtarit, sepse ai është i ndërgjegjshëm për situatën e krijuar qëduhet të ndryshojë”.

Sfidanti.al