Tek Milani gjejnë diçka origjinale, djem e vajza bashkë në stërvitje!

Ka ndodhur në luftë që burra e gra kanë luftuar krah për krah, siç ka ndodhur edhe me shqiptarët, me izraelitët apo me sovjetikët, ndërsa zakonisht punët e futbollit janë “veç e veç”. Gjithsesi, tek Milani vendosën të provonin një risi, dhe trajnerët Stefano Pioli e Mauricio Ganz i sollën që të dy, skuadrat e tyre në fushën e Milanelos. Pioli me Milanin e djemve dhe Ganzi me Milanin e vajzave. U zhvillua një stërvitje e përbashkët, me lojtarët të ndarë në grupe, me ushtrime teknike dhe në fund me penallti. Nuk dihet se cili fitoi tek penalltitë, Milani i djemve apo i vajzave, ndërsa nga Milanelo thonë se sfidat ishin të forta.

Sfidanti.al