Mercedesi flet në fushë, gjermanët fitojnë provat e lira në Hungari

Ky sukses nuk do të thotë asgjë për garën e së dielës, madje ndodh që as vendi i parë në provat zyrtare nuk të bën punë, por gjithsesi kur ka përplasje të tilla, mund të quhet i rëndësishëm. Mercedesi fitoi provat e lira në pistën e Hungaroringut, në Çmimin e Madh të Hungarisë në Budapest, në një armiqësi të vërtetë me Red Bullin. Skuadra austriake e akuzoi Ljuis Hamiltonin për aksident të qëllimishëm ndaj Maks Verstapenit, dhe kjo e zemëroi shumë ekipin gjerman. Në provat e para të lira, Verstapen doli më mirë, por në provat e dyta të lira, Valteri Botas zuri vendin e parë me 37 të mijtat mbi Hamiltonin. Verstapen mbeti 3 të dhjetat larg.

Sfidanti.al