Grilish pranë Mançester Sitit, por si i bëhet që është tifoz i Junajtidi?!

Nëntë vjet më parë, një djalosh 16-vjeçar, që merrej me futboll, deklaronte se nuk mund të duronte që Mançester Siti të fitonte Premier Ligën, ndaj edhe u dha me gjithë shpirt pas Mançester Junajtidit. Ky djalosh ishte Xhek Grilish, sot 25-vjeçar, i cili është në prag të transferimit tek … Mançester Siti. Në atë kohë, ai nuk u kënaq aspak sepse Siti i Roberto Mançinit fitoi titullin në Angi, por sot gjithçka ka kaluar dhe Grilish është një burrë që shikon të mirën e karrierës së tij. Klubi në “Etihad” mësohet se ka bërë një ofertë prej rreth 100 milionë paundë stërlinash (rreth 117 milionë euro) për kartonin e tij dhe me gjasë Aston Vila do të pranojë. Kapiteni i birmingamasve do t’i lerë prapa ndjenjat e adoleshencës për të fituar tituj në Mançester Sitin, ndërsa do ta rrisë shumë rrogën që tani e ka 160 000 paundë stërlina në javë.

Sfidanti.al