A do të pranojnë kapitenët e Barcelonës, uljen e rrogës 40 për qind?!

Përgjigja është “Po, me gjysmë zëri”. Besohet se pas vendimit të Lionel Mesit për të ulur me 50 për qind rrogën e tij stratosferike, edhe yjet e tjerë të Barcelonës do të pranojnë kushtet e klubit, dhe duhet thënë se me gjendjen e vështirë financiare nuk kishte rrugë tjetër. Presidenti Laporta u ka dërguar informacion zyrtar katër kapitenëve të tjerë të ekipit (pas Mesit) se rroga e tyre këtë sezon do të jetë 40 për qind më e ulët. Ndryshe nuk i dilet. Në të kaluarën, mediat spanjolle shkruanin se veteranët nuk e pëlqenin aspak politikën e klubit, ndonëse Laporta sqaron se “me përjashtim të një shtangie fillestare, kjo gjë u pranua me ndërgjegje duke pasur gatishmërinë e duhur për ta bërë”.

Sfidanti.al