Xhudisti tallet me kompanitë: Medaljen ia dedikoj atyre që nuk më mbështetën!

Zhorge Fonseka fitoi medaljen e parë për Portugalinë në Tokio. Xhudisti portugez garoi në kategorinë deri në 100 kg dhe mori medalje bronzi. Ai është kampion i botës në 2019 dhe 2021 si dhe medalje bronzi në Europianin vitit 2020. Pas suksesit, ai doli para kamerave dhe tha se “në mënyrë ironike, këtë medalje ia dedikoj kompanive sportive si Adidas dhe Puma që nuk më quajtën të denjë për të më sponsorizuar”. “Unë nuk jam ndoshta atleti më popullor, por unë i realizova synimet e mia”, – vazhdoi Zhorge Fonseka.

Sfidanti.al