Reali, Barça e Juvja nuk kanë frikë UEFA-n, por Superliga nuk bëhet me 3 ekipe!

Treshja e madhe e klubeve ka vendosur të vazhdojë rrugën e saj, duke qenë e mbrojtur nga UEFA me anë të sistemit europian të drejtësisë, dhe ka deklaruar se do të vazhdojë me planet e saj. Reali i Madridit, Barcelona dhe Juventusi janë të bindur se Superliga Europiane duhet të bëhet “se s’bën”, dhe kanë nxjerrë një komunikatë të përbashkët ku njoftojnë pikërisht këtë gjë. “Nuk do të jemi nën kërcënime dhe sulme, – shkruhet në deklaratë, – do ta rishikojmë propozimin tonë, sepse e kuptojmë se disa gjëra duhet të ndryshojnë, dhe gjithçka duhet të bëhet në bashkëpunim me tifozët. UEFA është monopol dhe në konflikt interesi, ndërsa ne duam të shërojmë problemet e mëdha të futbollit”.  Gjithsesi, nga 12 klubet e fillimit të Superligës, për momentin kanë mbetur 3, sepse 6 klubet angleze, Interi dhe Atletiko janë tërhequr.

Sfidanti.al