Në garën e tij doli mirë, por kjo nuk mjaftoi. Erkand Qerimaj, kampion i dyfishtë europian për të rinj e për të rritur, zuri vendin e parë në baterinë B në peshën deri 81 kg në Lojrat Olimpike, por për medalje nuk bëhej fjalë. Bateria A ishte shumë më lart dhe peshëngritësi shqiptar u detyrua të kënaqej me vendin e 9-të në renditjen e përgjithshme. Shkodrani 32-vjeçar ngriti 338 kg në dygarësh, nga të cilat u paraqit mjaft mirë në stilin e shkëputjes me 157 kg duke realizuar të tria provat.
Në shtytje e nisi shumë mirë me 181 kg, por pastaj nuk mundi të ngrinte 185 e pastaj 187 kg. Medaljen e artë e fitoi kinezi Lu Hsiao Xhun me 374 kg në dygarësh duke vendosur edhe dy rekorde olimpike, ndërsa argjendin e mori Zakariash Bonat nga Republika Domenikane, e bronzing italiani Antonio Picolato. Peshëngritja gjithsesi i dha Shqipërisë rezultatin më të mirë në historinë e Olimpiadave, pasi Briken Calja zuri vendin e katërt në peshën deri 73 kg, duke përmirësuar arritjet e Ilirian Sulit e Romela Begajt në të kaluarën.
Sfidanti.al