Atleti shqiptar dha rezultatin 7 metra e 86 centimetra, duke dalë në vendin e 9-të në grupin A kualifikues, por duke u renditur në vendin e 17-të në klasifikimin e përgjithshëm. Sipas rregullores, kualifikimin për në finalen e 4 gushtit e arrijnë atletët që kërcejnë të paktën 8 metra e 15 centimetra, ose 12 më të mirët e dy grupeve. Atleti shkodran realizoi 7.81 në kërcimin e parë dhe pastaj 7.86 në të dytin, por bëri gabim teknik dhe u skualifikua në kërcimin e tretë dhe të fundit, ndonëse ai kërcim do t’i jepte finalen sepse ishte 8.01 metra.
Që të mund të siguronte kualifikimin për në finale, ai duhej të kishte kërcyer të paktën 10 centimetra më shumë, diçka që e ka bërë më parë. Smajlaj ishte larg rekordit kombëtar të vendosur nga vetë ai me 8.11 centimetra në vitin 2019 në Shkodër, po ashtu edhe larg kërcimit prej 8.08 metrash që i dha titullin e kampionit të Europës në 2017 në Beograd. Ky rezultat, gjithsesi, është një përmirësim në krahasim ne paraqitjen e tij në Lojrat Olimpike në Rio de Zhaneiro në 2016, ku zuri vendin e 21-të me kërcimin 8 metra e 72 centimetra. Rezultatin më të mirë e dha atleti kubanez Huan Migel Eçevarria që bëri përshtypje të madhe me 8.50 metra shumë më larg sesa rivalët, më i mirë sesa kampionët olimpikë në Lojrat Olimpike në Pekin 2008, Londër 2012 dhe Rio 2016.
Sfidanti.al