Eliani Tompson Herah, “rrufeja” xhamajkane fiton të artën në 100 metrat e atletikës në Tokio!

Mosha nuk është më e re, 29 vjeç. Trupi i saj nuk ta mbush syrin me vetëm 1.67 metra shtatlartësi, por shpejtësia e saj është mahnitëse. E tillë Elani Tompson Herah, ylli i sprintit të Xhamajkës, që mbrojti titullin botëror në 100 metra e atletikës për femra. Si një rrufe e vërtetë, ajo udhëhoqi treshen xhamajkane që pushtoi podiumin me të treja medaljet, ndërsa dha kohën e dytë më të shpejtë në botë në të gjithë historinë. Ajo mbërriti në cak për 10 sekonda e 61 të qindat, duke mos arritur vetëm për 12 të qindat rekordin botëror të vendosur nga amerikania Florens Grifit Xhojner në 1988 në Indianapolis. Përderisa kampionia e dikurshme e ndjerë sot nuk është më, Tompson Herah është femra më e shpejtë e gjallë në botë. E dyta në “Tokio 2020” doli Shelli-An Frejzër-Prajs me kohën 10”74 dhe e treta Sherika Xhekson me 10”76.

Sfidanti.al