Dëshira për Championsin me Paris SG s’besohet se e pengon Mbapenë të shkojë tek Reali

Intervista e publikuar nga klubi, për fjalët e tij se maksimumi do të ishte fitorja e Ligës së Kampionëve aty ku është, duket më shumë si truk i Paris SG sesa si fiksimi i Kilian Mbapesë. Edhe pse këshilltarët e tij janë të zemëruar me këtë që ka bërë klubi, fakt është se fjalët janë thënë nga vetë Mbape në bisedë me Nejmarin, por kjo është më tepër propagandë. Trajneri Maurisio Poçetino u tregua i drejtpërdrejtë me gazetarët kur u pyet për sulmuesin 22-vjeçar duke thënë se “ai nuk e ka diskutuar me mua rinovimin e kontratës”. Ndoshta e diskuton me presidentin Al Helaifi, por askush nuk e detyron që të rinovojë me zor. Dilema e PSG-së është që ta mbajë edhe një vit dhe ta humbasë me kosto zero, ose ta transferojë tani për të fituar nja 150 milionë euro prej tij.

Sfidanti.al