Prej ditësh u diskutua se ai tashmë do të ishte pjesë e klubit dhe e skuadrës së Serisë A. Marko Arnautoviç do të bëhej lojtar i Bolonjës, pasi trajneri Sinisha Mihajloviç e cilësoi të vlefshëm për ekipin, dhe besohej se ishte rënë dakord me kinezët e Shangait për një pagesë të kartonit prej 3 milionë eurosh. Madje, diskutohej që kontrata do të vlente deri në dhjetor 2022. Gjithsesi, ditët po kalojnë dhe sulmuesi i Austrisë nuk po mbërrin në Bolonjë! Çfarë ka ndodhur? Sipas lajmeve nga Italia dhe nga Kina, Shangai duket se nuk është i kënaqur me 3 milionë euro, dhe ndoshta ajo që u tha se ishte arritur akord mund të mos jetë e vërtetë. Nëse kinezët nuk pranojnë, Arnautoviçi nuk mund të nënshkruajë. Ditët kalojnë dhe ndoshta javën që vjen mund të gjendet një akord, ndërsa Seria A nis në 22 gusht.
Sfidanti.al