Tadej Pogaçar, heroi i ri i Turit të Francës vjen nga Sllovenia

Nuk kanë vetëm Luka Donçiçin apo ndonjë tjetër, por sidomos kanë një çiklist në formë të jashtëzakonshme. Tadej Pogaçar tregoi se çafrë niveli ka sporti në Slloveni, ndërsa u rikujtoi të gjithëve se është ai kampioni në fuqi i Turit të Francës. Pasi fitoi vjet në garë të ashpër me patriotin e tij Primozh Rogliç, duket se nuk ka ndëmend të ndalet. Kampioni 22-vjeçar shpërtheu në etapën e 8-të dhe të parën në Alpe, duke lënë pas të gjithë rivalët e dukë marrë Fanelën e Verdhë të kryesuesit. Fitues i etapës ishte belgu Dilan Tëns, por slloveni ishte protagonisti i madh. Ai la pas rivalin direkt, Karapaz me 3’20”. i dyti në renditjen e përgjithshme është Vut Van Ert me 1’48” vonesë, ndërsa italiani Nibali mbërriti në finish me më shumë se 21 minuta vonesë. Sipas gjasave, Pogaçar do ta fitojë edhe këtë Tur dhe duke qenë vetëm 22 vjeç ka mundësi të sulmojë rekordin e legjendave Edi Merks, Bernar Hino, Zhak Ankëtil apo Migel Indurain që e kanë fituar garën e madhe franceze nga 5 herë.

Sfidanti.al