Çfarë humbjesh Barcelona në rrjetet sociale pa Mesin!

Në “sagën” e rinovimit (që mundet edhe të mos vijë), vëzhguesit e kujdesshëm mediatikë kanë vënë re edhe një veçanti tjetër. Barcelona ka pësuar një ulje të madhe të aktivitetit të saj në rrjetet sociale, ndërsa që nga 1 korriku nuk mund ta përdorë më imazhin e Lionel Mesit. Ajo e përdori deri në 30 qershor, kur ishte kontrata e vjetër, ndërsa tani do të jetë pa fytyrën e kapitenit deri kur të vijë firma. Ky është ndikimi i atij që njihet si futbollisti më i mirë në botë, edhe pse në rrjetet sociale nga ana individuale si futbollist dhe si sportist, numri 1 është Kristiano Ronaldo.

Barcelona ka mbi 248 milionë ndjekës në të gjithë rrjetet sociale (Fejsbuk, Instagram, Tuiter), duke qenë shumë pranë Realit që ka 251 milionë, por kur vjen puna për bisedat e tifozëve (interaksione apo ndërveprime), katalanasit ka 843 milionë biseda vetëm në FB e Instagram, ndërsa Reali ka gati gjysmën, 493 milionë.

Sfidanti.al