Simon Kjeri, sërish si kapiten i madh, i pakalueshëm ndaj Çekisë!

Jo më kot Milani e ka ndarë mendjen për ta bërë kapiten. Mbrojtësi i fortë dhe krenar i Danimarkës, Simon Kjer, tregoi edhe një herë se mund të quhet më i miri i këtij Europiani në rolin e tij, me një paraqitje të rrallë ndaj Republikës Çeke. Futbollisti danez fitoi 100 për qind të dueleve ajrorë, pasi 78 për qind saktësi në pasimet e tij, bëri 8 largime topi nga zona të rrezikshme, i rrëmbeu 3 herë topin kundërshtarëve dhe bllokoi një gjuajtje. Këto janë shifra prej “NBA-je”, sidomos kur vjen fjala për një mbrojtës që nuk e ka të lehtë që të shënojë gola apo të shërbejë asistë. Me një Simon Kjer të tillë, Danimarka mund të ëndërrojë edhe në gjysmëfinalen e “Uemblit”.

Sfidanti.al