Fitorja ishte e vështirë, ashtu siç mund të jetë suksesi i një 39-vjeçari. Gjithsesi, po flasim për një legjendë si Rozher Federer, i cili ka fituar 20 Grand Sleme dhe që është me të drejtë “Mbreti” i Uimbëlldonit. Nëse do të përdornim një nofkë të gazetës spanjolle “AS”, “admirali” mbajti gjallë shpresat për të fituar një tjetër herë në barin londinez duke mundur britanikun Kameron Norri 3-1 me sete. Rezultati ishte 6-4, 6-4, 5-7, 6-4, pra në një ndeshje tepër të vështirë për të arritur në 16 më të mirët. Numri 29 në botë bëri gjithçka por zvicerani nuk u dorëzua këtë herë.
Edhe pse 18 muaj pa aktivitet dhe me gjunjët me operacione, sërish Federeri ia doli, ndërsa në raundin e parë shpëtoi me fat pas tërheqjes së francezit Manarino kur rezultati i seteve ishte 2-2. Zvicerani do të jetë 40 vjeç muajin tjetër dhe ai shpreson që ta festojë ditëlindjen me Grand Slemin e 21-të. Gjithsesi, përpara tij do të ketë pengesa të mëdha, sidomos numri 1 i botës dhe kampioni në fuqi, Novak Gjokoviç, që ka 19 Grand Sleme në karrierë.
Sfidanti.al