Ndoshta shpesh mund të ketë menduar sikur të kishte luajtur për ekip tjetër përfaqësues. Zllatan Ibrahimoviç e ka mbyllur me Suedinë që pas Euro 2016, por arrogancën që sot e ka ndonjëherë tek Milani, atëherë e kishte me fanelën e verdhë. Një libër i njërit prej protagonistëve nordikë zbulon sesi Ibra u acarua keqaz me shokët e skuadrës gjatë një miqësoreje me Anglinë, që në fund suedezët e fituan 4-2. “Me çfarë m.. kombëtareje po luaj, ç’dreqin bëj unë në këtë ekip”, – mësohet se ka bërtitur ai ndaj njërit prej shokëve të skuadrës, Rasmus Elmit. Këtë e shkruan gazetari Olof Lund, ndërsa më e keqja ishte se trajneri Hamren, pas sherrit tha: “Mjaft tani … Rasmus”. Kjo krijoi një çarje në kombëtare, pasi lojtarët e tjerë nuk ia falën trajnerit mungesën e karakterit ndaj Ibrës. “Tek Suedia, – shkruan gazetari, – u krijua një kulturë mbytëse sepse Ibra u rrethua nga njerëz që dinin t’i thonin vetëm “po”, ndërsa të gjithë të tjerët heshtnin”. Në ndeshjen ndaj Anglisë, Zllatani shënoi supergolin me roveshatë nga shumë larg portës, ndërsa ai shënoi gjithsej 62 gola në 116 ndeshje, veçse kryesorja ishte që përçau skuadrën.
Sfidanti.al