“E lagu, s’e lagu”, kur Mbapeja duhet “kurban” për klikimet e mediave!

Dy ditë më parë shkruhej se tre klube ishin në garë për të, dhe pikërisht Paris SG ku luan aktualisht, Reali i Madridit dhe Liverpuli. Ja që bota “u rrotullua” dhe tani Kilian Mbape është më shumë i prirur që të rinovojë kontratën në “Parkë dë Prensis” sesa që të mendojë që të largohet! Kjo është “kënga” e re e mediave, që mund të quhet një shfrytëzim i imazhit të kampionit të botës për të nxjerrë sa më shumë fitime nga shikueshmëria dhe klikimet. Me gjasë, mund të jetë edhe lojë menaxherës për të mbajtur lart çmimin e kartonit në një epokë krize, ndërsa vlera bie edhe sepse afron fundi i kontratës me PSG-në. Një kombinim rrethanash, por në vetëm pak muaj, për Mbapenë është shkruar se ka kërcënuar klubin që të largohet, ka shprehur dashurinë për të duke synuar Championsin, ka dashur të rinovojë dhe që të shkojë tek Liverpuli. Shansi më konkret duket që të kalojë tek Reali, aq më tepër që madrilenët nuk po bëjnë shpenzime të mëdha këtë verë, për të qenë gati verën e ardhshme.

Sfidanti.al