Prej disa vitesh në Suedi po vihet re një tendencë për ndërtimin e fushave të futbollit. Flitet për fusha futbolli në qiell të hapur dhe me përmasa të rregullta të pranuara nga FIFA apo UEFA, një pjesë e madhe e të cilave është infrastrukturë publike. Fushat me bar artificial gjithnjë e më shumë po zëvendësojnë ato me bar natyral, diçka që në pamje të parë nuk duket shumë normale, por pot a shikosh më me vëmendje, është shumë e mirë.
Klima e ashpër nordike në Suedi i bën fushat me bar artificial më të përdorshme, pasi janë më rezistuese dhe mirëmbahen më lehtë sesa ato me bar natyral. Në fusha të tilla mund të luhet për një kohë trefish më të gjatë gjatë vitit (2 500 orë në krahasim me 800 të fushave natyrale). Kjo ka bërë që të kursehet tokë, që është me pakicë sidomos në qytete të mëdha si në Stokholm, dhe tani në Suedi ka 650 fusha me bar articial ndërtuar në 20 vitet e fundit, si dhe ka pakësim të fushave me bar artificial nga 3 500 në 2 300.
Gjithashtu, kjo ka bërë që më shumë fëmijë të luajnë futboll, sidomos më shumë vajza. Edhe pse me më pak numër fushash, sërish Suedia i ofron popullsisë infrastrukturë të gjerë publike. Vetëm në Stokholm ka 100 fusha me bar artificial, aspak gjë e vogël për një qytet me pak më shumë se 900 000 banorë.
Gjithçka në Suedi bëhet në interes të publikut, në bashkëpunim me publikun. Studimet për fusha të tilla janë bërë nga një koordinim i Shoqatës Suedeze të Rajoneve dhe Pushtetit Lokal (SKL), Sistemit Administrativ Kolektiv të Futbollit Suedez, Agjencisë Suedeze të Mbrojtjes së Mjedisit dhe Agjencisë Kimike Suedeze. Për të mbrojtur shëndetin e atyre që luajnë janë bërë analiza të përbërjes së fushave, të cilat përdorin mbetje të gomave të vjetra të makinave.