Ishte apo nuk ishte shfaqje turpëruese kjo e Dinamos në Poloni ! Po kjo cila Dinamo ishte: Sity apo e Tiranës? Dukej si një ndeshje boksi, ku kundërshtari të lëshohet me tërbim për të hedhur nokaut rivalin e tij dhe ti pret që fundi të jetë sa më pak tragjik. Edhe Jagellonia , së cilës kur ia dëgjuam emrin i përgatitëm “funeralin ” sepse kishim lënë “takim” me historinë, iu vërsul Dinamos pa frena. Një Dinamo e vdekur që molepsej te ruante portën e vet. Ndofta… ishte akoma e dehur nga festimet për eliminimin e Hajdukut.
Nuk është fundi i botës që pësuam tre gola, dhe shqyqyr zotit që humbja nuk mori përmasat që meritonte , “fundi i botës” është kur mbrojtja e Dinamos shfaqi një miopi akute përballë polakëve, të cilëve kemi 100 arsye të mos i harrojmë emrin…
Jemi mësuar me Kombetaren qe nga festa ,kalojmë nw zhgënjim! Atë ditë që eliminuam Hajdukun, çfarë nuk u tha për Dinamon, vetem që nuk wshtw Sity nuk u tha. Fjalë me orgazem për trajnerin Ilir Daja, i cili u shpall nga komentatori Ylli Aga në ekran si “heroi i trajnerëve” tanë, kurse pas humbjes “historike” me Jagellonian , sipas stilit me te cilin genjejme veten , themi se fajin e pati vetem mbrojtja …
Sfidanti.al