Flamurtari po konfirmohet si një nga klubet më aktivë në këtë merkato verore. Me rikthimin në elitën e futbollit shqiptar, vlonjatët kanë ndërmarrë disa afrime të rëndësishme për të forcuar skuadrën në prag të sezonit të ri. Sipas të përditshmes italiane Gianluca Di Marzio, kuqezinjtë kanë arritur marrëveshjen për të sjellë në Vlorë sulmuesin Alessandro Bolzan. Futbollisti 20-vjeçar ka qenë pjesë e të rinjve të Cagliarit dhe së fundmi është stërvitur edhe me ekipin e parë të sardëve, duke fituar përvojë të vlefshme. I rritur në akademinë e Romës, ku ka kaluar të gjitha shkallët e moshave para transferimit te Cagliari, Bolzan shihet si një prurje cilësore për repartin ofensiv të Flamurtarit. Me ardhjen e tij, skuadra e drejtuar nga stafi teknik vlonjat synon të rrisë alternativat në sulm dhe të përballojë me më shumë siguri sfidat e sezonit në Superiore.
sfidanti.al