Flamurtari po konfirmohet si një nga klubet më aktivë në këtë merkato verore. Me rikthimin në elitën e futbollit shqiptar, vlonjatët kanë ndërmarrë disa afrime të rëndësishme për të forcuar skuadrën në prag të sezonit të ri. Sipas të përditshmes italiane Gianluca Di Marzio, kuqezinjtë kanë arritur marrëveshjen për të sjellë në Vlorë sulmuesin Alessandro Bolzan.
