Kristiano Ronaldo pati dy festa për Vit të Ri dhe më kryesorja nuk ishte ajo e kalimit kalendarik. Së pari, portugezi 31-vjeçar ishte i lumtur që u ndodh pranë familjes për të kremtuar ditëlindjen e nënës së tij. Familja e futbollistit të Realit ishte e bashkuar dhe me një tortë përpara, duke i uruar ditëlindjen mamasë, natyrisht duke festuar edhe vitin e ri. Ronaldo ka disa ditë leje derisa të fillojë sërish sezoni spanjoll i futbollit, me ndeshjen e Kupës së Mbretit ndaj Seviljes.
Sfidanti.al