Uestbruk vazhdon në ndjekje të ëndrrës, madje me shpejtësi!

Për pak vendosi një rekord të NBA-së, atë për “tripëll dabëllin” më të shpejtë në historinë e kampionatit. Rasëll Uestbruk pati nevojë vetëm për 19 minuta në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Los Anxhelos Klipersit për të shënuar 11 pikë, kapur 10 topa në tabela dhe shërbyer 11 asistë. Nuk ia doli për pak, dhe në krye të renditjes është arritja e Xhim Takerit në 1955, që u realizua për 17 minuta. Në pjesën e dytë të përballjes me kalifornianët, ylli i Oklahomës luajti fare pak, dhe e përfundoi ndeshjen me 17 pikë, 14 asistë dhe 12 topa në tabela në vetëm 28 minuta. Uestbruk ka 16 “tripëll dabëlla” këtë sezon, më shumë se çdo lojtar tjetër në NBA, dhe mbetet në garë për një “tripëll dabëll” në sezon. Siç e kemi thënë edhe më parë, ai synon të barazojë të vetmin basketbollist në NBA që ia ka dalë, Oskar Robertsonin në 1961-1962, që pati mesatarisht 30.8 pikë për ndeshje, 12.5 topa në tabela për takim dhe 11.4 asistë për çdo sfidë. Oklahoma është në vendin e katërt në renditjen e Konferencës Perëndimore, baraz me Juta Xhazin, me nga 21 fitore e nga 13 humbje.

Sfidanti.al