Dy yjet e Barcelonës, Lionel Mesi e Nejmar, e kanë festuar Vitin e Ri në një klimë tjetër nga ajo e Europës. Natyrisht, diçka që sot e kanë mundësi miliona njerëz, jo vetëm njerëz që kanë miliona si ata të dy. Mesi hodhi në rrjetet sociale një foto të tij me familjen “e ngushtë”, pra me gruan dhe dy fëmijët, ndërsa laheshin në një pishinë të hapur. Ishte pra, një “behar i vërtetë” që ua siguroi një udhëtim me avion diku në Amerikën e Jugut, apo në Karaibe.
Nejmar ishte “single”, por edhe ai në stinën e verës. Një brazilian si ai zgjodhi Brazilin, dhe së bashku me miq e shokë u nis me varkë diku larg, ndoshta në Amazonë. Nejmar pati mundësi të harronte për disa ditë stërvitjet e lodhshme, stresin e ndeshjeve dhe trysninë në fushë.