Merkatoja e Juventus-it vazhdon me intensitet të lartë, me shumë lëvizje dhe negociata në zhvillim. Prioritet mbetet transferimi i Randal Kolo Muani-t, për të cilin kontaktet me PSG-në janë hapur që në qershor, por diferenca mes palëve mbetet e madhe.
Klubi francez kërkon të paktën 70 milionë euro, ndërsa Juve ofron huazim me pagesë prej 10 milionësh dhe detyrim blerjeje prej 40 milionësh. Alternativa e dytë është Edon Zhegrova i Lille, por presidenti i klubit francez ka mohuar çdo marrëveshje.
Në dalje, Lloyd Kelly pritet të rikthehet në Premier League, me interesim nga Crystal Palace, për një shumë pak më të lartë se 17 milionë eurot e paguara nga Juve. Situata në mesfushë është e qetë pas largimit të Douglas Luiz, me drejtuesit që nuk parashikojnë afrime të menjëhershme.
Ende e hapur është çështja e Nico Gonzalez, i cili mbetet në orbitën e Atletico Madrid, por pa një ofertë konkrete deri tani.
sfidanti.al