Nuk do të ndalet shpejt “batica” e milionave kineze drejt futbollit botëror. Nga Europa mund të largohet një tjetër “gur” i rëndësishëm i “mozaikut” dhe pikërisht Diego Kosta. Sulmuesi spanjoll me origjinë braziliane kërkohet nga klubi që sapo u ngjit në Superligë, Tianxhin Kuanxhan, dhe që drejtohet nga Fabio Kanavaro. Oferta e parë për Çelsin ishte 60 milionë euro dhe u hodh poshtë nga klubi londinez, po duhet parë se çfarë do të ndodhë me ofertën e dytë prej 90 milionë eurosh.
Kampionati kinez nis pas dy muajsh, dhe Tianxhin dëshiron të gjejë një zëvendësues për sulmuesin brazilian, Luis Fabiano, që u largua pasi doli golshënuesi më i mirë i kategorisë së dytë. Luis Fabiano ishte 36 vjeç dhe vendosi të mos vazhdonte, ndërsa Diego Kosta do të ishte një zëveëndësues ideal. Mbetet të shihet se çfarë do të bëjë sulmuesi i Spanjës dhe i Çelsit.