Strakosha humb Championsin sot, por po ashtu Tomas Myleri

Dueli Lacio-Bajerni pritet me padurim veçse ai që ishte portieri kryesor i italianëve do ta shohë sot ndeshjen nga televizori. Tomas Strakosha mbetet zyrtarisht i dëmtuar për lacialët, dhe vendin e tij vazhdon ta ketë Pepe Reina, siç do të ndodhë sonte në “Olimpiko” në orën 21:00 në ndeshjen e parë të turit të dytë. Përballë do të jenë kampionët e Europës, që gjithashtu kanë problemet e tyre. Tomas Myler mungon duke qenë i izoluar me koronavirus. Në apel për trajnerin Hansi Flik nuk paraqiten as Pavar, Toliso, Gnabri, Dagllas Kosta, Nybel apo Nianzu.

Gjithsesi, Bajerni jepet favorit dhe jo më kot kuotat e kompanive të basteve janë 4.3 për fitoren e Lacios dhe vetëm 1.75 për atë të gjermanëve. Trajneri Inzagi do të ketë edhe disa mungesa të tjera si Anderson, Luiz Felipe apo Radu, që të gjithë të dëmtuar. Tifozët në Gjermani presin që Bajerni të kalojë turin, dhe sipas një sondazhi të “Kikerit”, 74 për qind ishin të bindur se Lacio nuk mund ta ndalojë kampionen e Europës.

Formacionet e mundshëm

Lacio: Reina, Patris, Açerbi, Muzakio, Leiva, Lazari, Milinkoviç-Saviç, Luis Alberto, Marushiç, Korrea, Imobile. Tr. Inzagi

Bajerni: Nojer, Zyle, Boateng, Hernandez, Dejvis, Kimih, Alaba, Sane, Gorecka, Koman, Levandovski. Tr. Flik.

Sfidanti.al