Trajneri i Kombëtares U-17, Andrea Tedesco, vazhdon punën e përjavshme në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, duke stërvitur lojtarët më të talentuar të grupmoshave U-16 dhe U-17 të klubeve dhe akademive shqiptare, në kuadër të programit të Federatës së Futbollit, “Step by Step”. Trajneri kuqezi, që do të drejtojë Kombëtaren U-17 në finalet e Kampionatit Europian “Shqipëri 2025”, po vëzhgon nga afër talentët shqiptarë që mund të jenë pjesë potenciale e listës përfundimtare për Europianin. Gjithashtu, këtë muaj Shqipëria U-17 do të grumbullohet në kuadër të raundit të dytë të kualifikuesve. Kuqezinjtë janë pjesë e Grupit B6 dhe do të përballen me Uellsin dhe Azerbajxhanin. Shqipëria do të luajë ndaj Azerbajxhanit më 19 mars, ndërsa më 25 mars do të përballet me Uellsin.
sfidanti.al