I mirënjohuri Francesco Totti ka folur së fundmi për Romën dhe të ardhmen e kësaj skuadre. “Për të fituar titullin te Roma duhen trajnerë të mëdhenj, por mbi të gjitha lojtarë të mëdhenj. Duhet diçka më shumë se ajo që shoh sot. Aktualisht, Roma e meriton vendin e pestë apo të gjashtë, jo më shumë. Ka skuadra më të forta në këtë moment”. Trajneri- “Romës i duhet Ancelotti, por ai nuk vjen. Dhe nëse do të vinte, e para gjë që do të thoshte do ishte: Cila është skuadra? Sepse me këtë skuadër nuk vij, duhet ndryshuar ‘shtylla kurrizore’. Nëse do të isha unë drejtor teknik, do përpiqesha ta bindja atë. Dhe nëse i bie telefonit unë, është ndryshe nga të tjerët”. Gasperini “Është një trajner i mirë, por nuk më bind. Nuk do të mund të luaja kurrë me stilin e tij, që mbulon gjithë fushën”.
sfidanti.al