E përditshmja “Bild” i ka rënë kokës, që viti 2020, madje javët e fundit të tij, kanë qenë një mallkim për ata yje që kishin luajtur finalet e Botërorëve ndaj Gjermanisë dhe i kishin fituar. Njëri pas tjetrit u shuan anglezi Nobi Stajls, legjenda Diego Armando Maradona, dhe sulmuesi italian i racës Paolo Rosi. i pari ishte në formacionin e Anglisë që fitoi 4-2 finalen e Kupës së Botës 1966 ndaj Gjermanisë, i dyti luajti finalen e 1986-ës ndaj Gjermanisë për Argjentinën, duke fituar 3-2 (e duke humbur finalen në 1990), ndërsa i treti ishte ylli i Italisë në finalen e Kupës së Botës 1982 në Spanjë, fituar nga të kaltrit 3-1. Ata vdiqën shpejt e shpejt. Në 30 tetor të këtij viti, kur Diego mbushi 60 vjeç, u shua Nobi Stajls, pastaj në 25 nëntor i erdhi radha Maradonës, ndërsa në 9 dhjetor u nda prej nesh Rosi. Tre njerëzit që festuan fitoret në finalet ndaj Gjermanisë vdiqën brenda 41 ditëve!
Sfidanti.al