Edhe Berbatovi flet për Kristianon: Me të, edhe stërvitja ishte luftë!

Në të vërtetë, duhet të jetë e tillë që të mundet ekipi të jetë fitues. Duke bërë një paralelizëm me futbollin shqiptar, ata që kanë ndjekur 17 Nëntorin e viteve 80-të (Tiranën) kujtojnë se lojtarët bardheblu ishin gati të thyenin këmbët edhe në seancat stërvitore, edhe në ndeshjen e kontrollit ditën e enjte. Po kështu me Kristiano Ronaldon. Ish-shoku i I tij i skuadrës, për një sezon të vetëm, Dimitar Berbatov, kujton se “çdo seancë stërvitore me të ishte si një luftë”. “Jam i lumtur që kam luajtur një sezon me të, – thekson bullgari që ishte tek Mançester Junajtidi me CR7-ën në 2008-2009, – nuk ishte një gjë e keqe që ai donte të fitonte, pasi edhe skuadra fitonte me të. Kristiano ishte një djalë i mirë, ishte i dashur dhe me humor, por edhe në festat e Krishtlindjeve ishte shumë profesionist, nuk e kam parë kurrë të pinte alkool”. Jo më kot, Ronaldo vazhdon të shënojë e të fitojë në moshën 35-vjeçare dhe jo më kot ka mbi 143 milionë ndjekësh në Instagram.

Sfidanti.al