Spanja nokauton Portugalinë me Pedrin, Gavin e Busketsin pas pushimit!

Edhe gazeta e Madridit “Marka” u detyrua ta bënte një përkulje të fortë përpara yjeve katalanas. Spanja u kualifikua për në katërshen finale të Ligës së Kombeve me një fitore të madhe 1-0 në fushën e Portugalisë së Kristiano Ronaldos, por duke “marrë frenat në dorë” vetëm kur u aktivizuan Sergio Buskets, Pedri dhe Gavi. “Gjeometri” i Barcelonës hyri në 46’, ndërsa dy yjet e rinj të Barçës patën “leje” vetëm 30 minuta nga trajneri Luis Enrike. Kaq mjaftoi, ndërsa ndeshja u fitua me një produkt të “Fabrikës”, pra të Akademisë së Realit të Madridit, që sot luan për rivalët e Atletikos së Madridit. Alvaro Morata shënoi në 88’. Aksioni ishte Karvahal-Niko-Morata. Portugalia pati disa raste, me Ronaldon apo Ruben Diasin, por edhe pse kishte yje të shumtë në fushë nuk ia doli. Me gjasë, peshoi më shumë emri i Spanjës, ndërsa ndeshje të tilla duan edhe fat. Me këtë fitore, “furitë e kuqe” kanë 11 pikë ndaj 10 të luzitanëve, dhe bashkohen në katërshe me Kroacinë, Holandën dhe Italinë.

Sfidanti.al