Çiklisti holandez e pëson në hotelin në Angli, sikur të ishte në Shqipëri

Matjë Van der Pël (Poel) ishte protagonist i një ndodhie jo edhe aq të zakonshme, të paktën për njerëz të nivelit të lartë të sportit dhe që janë publikë. Ai u shqetësua vazhdimisht në dhomën e hotelit të tij në Brajton të Anglisë, nga dy vajza adoleshente që po luanin “trokit dhe vrapo” në korridorin e katit. Kjo gjë u përsërit disa herë duke e shqetësuar çiklistin holandez, që ndodhej në dhomë bashkë me të dashurën, dhe ishte në prag të konkurrimit në Kampionatin Botëror. Për shkak të zhurmave të shpeshta, ai e humbi mendjen dhe rreth orës 22:45 i ndoqi dy vajzat në korridor, madje njërën prej tyre (14 vjeç) e kapi për duarsh dhe e përplasi për muri, tepër i zemëruar. Nuk dihet nëse holandezi dhe i dashuri kishin lajmëruar personelin e hotelit, por kjo ngjarje duket sikur ka ndodhur në Shqipëri, ku qetësia publike, familjare dhe personale shkelet pa problem. Van der Pëli u gjobit me 1 500 euro për veprimin e tij të gabuar, ndonëse fillimisht pati të drejtë.

Sfidanti.al