Skandali, UEFA kërcënoi Danimarkën me humbje nëse nuk luante!

Ish-portieri legjendar danez nuk ka asnjë dyshim, dhe padyshim që ka marrë informacion nga brenda. Ai deklaron se UEFA e ka detyruar Danimarkën që të vazhdojë ndeshjen me Finlandën në Euro 2020, pavarësisht se Kristian Erikseni pësoi atak kardiak dhe rrezikoi jetën, diçka që mund t’u ndodhte edhe lojtarëve të tjerë. Sipas Peter Shmajkelit, danezët u kërcënuan nga UEFA se do ta humbisnin ndeshjen 0-3 në tavolinë nëse nuk luanin, një skandal vërtet i madh.

“Ndeshja nuk duhej të ishte luajtur, – tha Shmajkeli në një lidhje direkte televizive në Britaninë e Madhe, – por, lojtarët nuk patën asnjë mundësi tjetër. Unë ndoqa njoftimin zyrtar të UEFA-s ku shkruhej se ata po ndiqnin këshillat e lojtarëve, se ata këmbëngulën për të luajtur, por unë e di se kjo nuk është e vërtetë. Ata u lanë me 3 mundësi, të luanin menjëherë dhe të përfundonin 50 minutat, të luanin të nesërmen në orën 12:00, dhe mundësia e tretë të humbisnin ndeshjen 0-3”.

Sfidanti.al