Si mund të largohet Sër Aleks Fergusoni nga zona VIP e Uemblit?!

Ndoshta ka pasur ndonjë ngatërrese të paqëllimshme, dhe punonjësi i sigurisë private në stadiumin e kombëtares së Anglisë mund të mos ketë pasur faj. Habia ishte e madhe nga mediat angleze dhe ato skoceze, ku ish-trajneri i famshëm Sër Aleks Ferguson nuk u lejua që të parkonte në zonën e parkimit VIP në “Uembli”! Siç shkruan “Deili Meil”, “për një si Sër Aleksi duhet shtruar qilimi i kuq, kurse në të kundërt roja e nxorri jashtë parkingut”. Fergusoni fitoi 4 tituj kampion në Skoci me Aberdinin dhe 13 tituj në Angli me Mançester Junajtidin, plus Kupën e Kupave me Aberdinin e Junajtidin, 2 Champions me Junajtidin, Superkupën e Europës me të dyja skuadrat, Kupën e Botës për klubet me “djajtë e kuq” dhe shumë kupa e superkupa në Angli e Skoci. Gjithsesi, u duk qartë që u mërzit nga trajtimi në Londër, ndërsa u kënaq që Skocia e tij barazoi 0-0 me Anglinë.

Sfidanti.al