Si me Zhorgen e Murinjon, Porto kampion Europe, por për U19!

Porto njihet si një nga klubet më krenarë të Europës. Edhe pse përfaqësues i një vendi të vogël si Portugalia, sukseset në futbollin kontinental kanë qenë të shkëlqyer që nga viti 1984, ndërsa së fundmi i shtoi edhe një triumf tjetër, fitoren e Championsit për të rinj, apo të quajtur zyrtarisht “Kupa e të rinjve e UEFA-s” (UEFA Youth Cup). Skuadra e trajnerit Mario Silva mundi 3-1 Çelsin në finalen e luajtur në Nion të Zvicrës, duke fituar trofeun e parë në këtë garë.

Mario Silva, ish-lojtar i Portos së Zhoze Murinjos që fitoi Kupën UEFA në 2003 dhe Championsin në 2014, ringjalli traditat e mëdha të klubit, edhe pse në nivel të të rinjve. Klubi portugez e ka fituar dy herë Championsin për të rritur, fillimisht në finalen e paharruar të vitit 1987 në Vjenë ndaj Bajernit, nën drejtimin e trajnerit Artur Zhorge (mbiquajtur “Mbreti Artur”) dhe në 2004 me Murinjon. Ku i dihet, Mario Silva mund të bëhet trajner i ekipit të parë për të synuar një Champions tjetër.

Sfidanti.al