Nuk qenka e detyrueshme as në Europë, dhe as në SHBA, që një avion të ketë një sinjal alarmi për nivelin e dioksidit të karbonit në kabinë. Ky zbulim, që sot duket i tmerrshëm, u bë pasi mjekët nxorrën përfundimin se ish-futbollisti Emiliano Sala, dhe piloti Dejvid Ajbotson, mund të ishin helmuar pikërisht nga dioksidi i karbonit, dhe mund të kishin gjetur vdekjen edhe më përpara sesa aeroplani i tyre u rrëzua në det, në Kanalin e La Manshit.
Hetuesit mendojnë se dioksidi i karbonit mund të ketë hyrë në kabinë që nga motori, që do të ketë pësuar ndonjë defekt, dhe ishte në nivel të tillë që mund ta vrasë njeriun. Mjekët deklaruan se gjaku i Salës kishte nivel të CO2-it prej 58-përqindësh. Mendohet se po këtë nivel duhet të ketë pasur edhe gjaku i pilotit 59-vjeçar britanik, por trupi i tij nuk është gjetur deri më sot. Familja e Salës kërkon që aeroplani i vogël, Pajper PA-46 Malibu, duhet të nxirret nga fundi i detit për të kuptuar se çfarë ka ndodhur. Ekziston mundësia që piloti të ketë humbur ndjenjat në fluturim, për shkak të helmimit, dhe që aeroplani më pas të jetë rrëzuar në det, ose edhe mund të jetë tentativë vrasjeje, ndonëse nuk kuptohet motivet se përse mund të jetë bërë.
Sfidanti.al