Ish-ylli i madrilenëve, i Kroacisë, i Seviljes dhe më herët edhe i Jugosllavisë, ka kënaqësi kur e shikon në lojë këtë mesfushor. Luka Modriç po mbush dalë nga dalë 38 vjeç, dhe Davor Shuker, uron që ai të vazhdojë të luajë edhe më tej. Kjo, edhe pse Reali kërkon që të mos shkojë më në kombëtare. “Modriç është kyç për Kroacinë, – thotë Shukeri, – uroj që të kemi mundësi të kënaqemi edhe për shumë vjet me futbollin e tij. Është referim për të gjithë. Besoj se do të na çojë tek fitorja në Ligën e Kombeve”.
Sfidanti.al