NBA pezullon Xha Morantin e Memfisit me 25 ndeshje!

Është një nga yjet e ligës, një nga basketbollistët më të mirë, pa dyshim. Gjithsesi, kjo nuk mjafton të jesh gjithmonë “në anën e mirë” dhe Xha Moranti papritur ndodhet në “anën e keqe”. Talenti i Memfisit është dënuar me 25 ndeshje pezullim nga NBA për shkak të sjelljes së tij, për shkak të gjaknxehtësisë dhe sherreve. Ky pezullim do të nisë që në nisje të sezonit të ardhshëm, ndërsa Moranti nuk do të mundë të luajë as në ndeshjet e parasezonit. Moranti do të humbasë 7.5 milionë USD, pasi nuk do të paguhet gjatë dënimit.

Sfidanti.al