Në stadiumin tonë hoqëm “të zitë e ullirit” për ta sjellë në vete, duke shpenzuar “qimet e kokës” për një fushë që ishte shëmtua e një impianti të bukur. Nëse “Arena Air Albania” sot nuk ka probleme të tilla (përveçse bën kontraste me ambientet që kanë apo nuk i kanë klubet e fubtollit në Shqipëri), “stafetën” e paska marrë “Fadil Vokrri” i Prishtinës. Stadiumi ku luan përfaqësuesja e Kosovës, dhe që mban emrin e madh, paska një fushë katastrofike. Trajneri Alen Zhires dhe mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani, kritikuan ashpër cilësinë e terrenit në barazimin 0-0 ndaj Rumanisë në Euro 2024. “Fusha ishte skandal, – tha ata, – topi nuk lëvizte. Kjo nuk na lejoi që të fitonim”.
Sfidanti.al