Të kuqtë e Jurgen Klopit provuan një zhgënjim të jashtëzakonshëm sezonin e kaluar, dhe bashkë me të kritikuarit ishte edhe ai që luan si mbrojtës krahu, Trent Aleksandër-Arnold. Futbollisti i Liverpulit është sot 24 vjeç, dhe trajneri i kombëtares, Garet Sauthgejt, e provoi në një rol krejt tjetër. Ai ishte mesfushor dhe mori fanelën me numrin 10. Mediat angleze e lavdëruan shumë Aleksandër-Arnoldin dhe komentuan se ai mund të jetë pikërisht mesfushor në të ardhmen. Me gjasë, këtë rol mund ta ketë parasysh edhe trajneri i Liverpulit.
Sfidanti.al