Nuk do të ketë një tjetër Toti tek Roma, djali jepet në huazim

Flasim për fëmijën e parë të ish-kapitenit i cili po luan futboll në klubin kryeqytetas. Kristian Toti, djali i Françesko Totit, pritet të mos vazhdojë tek Roma, pasi nuk po gjen hapësirat që kërkon. Kristiani është pjesë e U18-ës, por trajneri nuk e aktivizon mjaft, ndaj familja me klubin po diskutojnë një huazim. Pritet që ai të kalojë tek Frozinone për të pasur mundësi të tregojë veten e ndoshta një ditë të kthehet tek Roma.

Sfidanti.al