Në 2017, u mendua se e kishte “prerë biletën” për në Madrid. Një djalosh 17-vjeçar, pra ende një adoleshent, zgjodhi për të shkuar jo tek Reali, por tek Paris SG. Klubi francez pagoi 145 milionë euro në total për Kilian Mbapenë, që u bë lojtari i dytë më i shtrenjtë në historinë e futbollit pas Nejmarit. Mbape ishte fillimisht i huazuar, ndërsa më pas kartoni u ble, ndërsa Reali doli i humbur. Kjo u përsërit vjet, kur gjithkush mendoi se madrilenët do ta merrnin madje me parametër zero, por papritur Mbape rinovoi me PSG-në. Tani pritet të shihet nëse presidenti Florentino Perez do t’ia dalë ta realizojë ëndrrën që duket e pamundur, duke e marrë këtë verë për 200 milionë euro, ose vitin e ardhshëm me parametër zero.
Sfidanti.al