Uembajama humb titullin në Francë para draftit në NBA

Talenti i ri 19-vjeçar ishte në finalen e ligës franceze në radhët e ekipit të tij, Metropolitans 92. Pavarësisht se cilësohet një lojtar që mund të jetë numri 1 në basketbollin botëror, Viktor Uembajama nuk e ndihmoi dot skuadrën që të shmangte humbjen. Monako fitoi të treja ndeshjet e finaleve të plej ofit duke dalë kampion. Në ndeshjen e fundit, Uembajama luajti mjaft mirë, shënoi 22 pikë, kapi 7 topa në tabela dhe realizoi 4 bllokime gjuajtjesh, por Monako fitoi 92-85. Tashmë, ai luajti ndeshjen e fundit në Francë dhe pret draftin e NBA-së ku ai mund të jetë numri 1 dhe mund të merret nga San Antonio.

Sfidanti.al