Shorti me Zvicrën, në Serbi nuk i harrojnë golat dhe festimin e Xhakës e Shaqirit!

Nuk ishte një finale, por hyri në histori thuajse njësoj sa ajo. Përballja Serbi-Zvicër ishte njëra nga më emocionueset në Kupën e kaluar të Botës, “Rusi 2018”, dhe kjo ndodhi për shkak se zviceranët fituan dhe u kualifikuan për më tej me golat e dy lojtarëve me origjinë shqiptare nga Kosova, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, të cilët festuan me shenjën e shqiponjës. Serbia u vendos sërish në grup me Serbinë në Botërorin e këtij viti në Katar, dhe Xhaka e Shaqiri janë sërish në ekip. E përditshmja “Blic” e Beogradit thekson se “pas kroatëve dhe shqiptarëve, ai ekip që serbët nuk e duan në asnjë mënyrë ta kenë përballë është Zvicra! Provokimin e 2018-ës e kujton gjithë bota”. “Tjetër provokim, tallje në fytyrë të Serbisë, – shkruan tabloidi “Kurir”, – Shaqiri dhe Xhaka premtuan se kjo nuk do të ndodhte më. Po kjo çfarë është? Vetëm në Zvicër kalojnë gjëra të tilla!”

E përditshmja akuzoi disa tifozë të Kosovës në tribunë në ndeshjen ndaj Zvicrës para pak ditëve, se bënë shenjën e shqiponjës të flamurit shqiptar. Më e ekuilibruar e përditshmja sportive, “Sportski Zhurnal” që nuk merret me Xhakën e Shaqirin, por me shpresën që Serbia të kualifikohet! E përditshmja zvicerane, “Blik” ka komentin e saj ku fton lojtarët me origjinë shqiptare që të ruajnë gjakftohtësinë ndaj Serbisë: Kjo ndeshje do të jetë një sfidë në fushë dhe jashtë saj! Granit Xhaka, që luajti ndaj Kosovës ndeshjen numër 100 për zviceranët, komentoi shkurt për shortin duke shkruar se donte kualifikimin. Xherdan Shaqiri, që tashmë luan në ligën profesioniste amerikane, po ashtu uroi sukses për Zvicrën, duke mos komentuar për atë që ndodhi në Rusi 2018.

Sfidanti.al