Sheiku i Katarit “iu përvishet” kritikave për të drejtat e njeriut

Kjo që po ndodh mes dy qytetërimeve të ndryshme, është si një “bashkëpunim pa qenë bashkë”, apo thënë ndryshe “njëri gozhdës, tjetri patkoit”. Në Katar dhe në Lindjen e Mesme në përgjithësi koncepti i të drejtave të njeriut është i ndryshëm nga ai në Perëndim, dhe kjo krijuar një përplasje të ashpër gjatë gjithë këtyre viteve për faktin që Kupa e Botës organizohet në Gjirin Persik. Grupe të të drejtave të njeriut në Perëndim kanë qenë të pakompromis në akuzat ndaj Katarit për shkelje të drejtave të njerëzve, të grave dhe të homoseksualëve, e gjitha bazuar në standardin e Perëndimit. Emiri i Katarit, Sheiku Tamim bin Hamad al-Tani, kundërsulmoi në një fjalim të tij këtë të martë, duke i quajtur këto kritika të qëllimshme dhe të dyshimta. Ai tha se fillimisht i mirëpriti kritikat që mund të ishin të dobishme për të ndryshuar disa gjëra në shoqëri, por tani mendon se është kaluar çdo limit.

Sfidanti.al